Rrëfimi i rrallë i modelistes së Bllokut: Kam 34 vjet në Gjermani, kam parë shumë ambiente luksoze por si Blloku jo. Kur shkoja në shtëpi më dukej..

564
0

Modelistja Hirushka Zekthi, e cila bëri histori që në fillesat e modelizmit në Shqipëri në vitet 80, tregoi për histroinë e saj me vjeshjen e vazjës së Adil Çarçanit apo jetesën në bllok.

Bënin darka me një nivel të sofistikuar në bllok?

“Darka, pushime jashtë shtetit ç’të të them… Vajza e Adil Çarçanit, Teuta, një vajzë simpatike ka qenë, donte një pallto dhe e donte shumë shpejt se e kishte për në Paris, dhe më tha ngelën parizinët duke më thonë ku e ke blerë këtë pallto”, tha Zekthi.

Copat me siguri vinin nga jashtë?

“Ishte një magazinë ekstra që unë i thoja: ‘kur të zgjidhni ju, do zgjedh edhe ndonjë gjë për vete’. Edhe me plot dëshirën”, tregon ajo.

Hyrje daljet në bllok si ishin për ju?

“Thonin ka ardh Hirushka, dhe thoshte ushtari vazhdo. Jua them sinqerisht Kam 34 vite në Gjermani, kam jetuar shumë ambiente luksoze por atë ambient komod dhe luksoz, unë në Gjermani nuk e kam parë. Ambineti shtëpisë, ushqimi, veshja… Nga vitaminat më të ndryshme që në market në Germani nuk janë të gjitha mund t’i porosisje ekstra. Një luksozicitet që çtë të them. Që kur shkoja në shtëpi më dukej shtëpia ime e zezë, e errët”, tha modelistja për jetesën në bllok.