Rrëfimi i pazakontë i Eli Farës: Prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin, ditën tjetër…

13081
1

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Eli Fara, ka bërë një dedikim mjaft emocionues per vajzën e saj, Marina.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Eli kujton momentin e lindjes së vajzës në materntietin e Korçës, dhe të gjitha vuajtjet e asaj dite që ia vlen kur mori në krahë engjëllin e saj të vogël.

“Diten që u linde ti Jeta ime, ndodhesha në maternitetin e Korçës,vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrirë në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj, në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes.. u gëzova që më në fund do të shihja fytyrën tënde.. u tremba sepse asnjë njeri i afërt nuk ndodhej pranë meje.. dhimbjet sa vinin e bëheshin më të forta, fillova të ulërija.. ngrita spitalin në këmbë, mjeku që ishte roje atë natë me thoshte hajde merrja një kënge!

(Për shaka) në momentin e fundit më treguan që lindja ishte e vështirë sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rëndësi, sido që të ishte, ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth orës 2:30 me një goxha prerje, mu errën sytë, gjysmë e vetëdijshme dëgjova doli..vajzë prita e prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin.. në mëngjes kur të mora në krahë harrova çdo gjë ..ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithë trupi, shpirti, Zemra , Edhe Marina ime!”, shkruan Eli në “Instagram”.