Rrefehet Alesia Bami: Me hoqën nga puna me nje SMS

2270
0

Bukuroshja Alesia Bami prej disa ditësh nuk është më pjesë e emisionit “Stop”.

Gjithçka ka ardhur për shkak se ajo dha një intervistë në Top Channel.

Ndërsa vendin e saj e ka zënë balerina Gloria Veshi, Alesia ka vendosur të thyejë heshtjen.

Ajo thotë se e kanë hequr nga puna me një mesazh, pikërisht pse dha intervistë në një televizion tjetër i cili nuk ishte ‘Klan’.

Aesia ka shkruar në Instastory një mesazh sqarues për të gjithë:

“Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit “Stop”. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në Top Channel dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh.

Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës. Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri”.