“E mbushi kupen” Tv Klan tregon arsyen pse e larguan balerinen e “Stop”

Gjatë ditës së dejshme ka qarkulluar në rrjete sociale lajmi se balerina dhe velina e emisionit “Stop” Alesia Bami është larguar nga emisioni pas një dalje të saj televizive në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel.

Në fakt bukuroshja prej dy netësh nuk është më pjesë e emisionit dhe zgjodhi të reagojë duke shkruar në Instagram.

‘Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit “Stop”. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në Top Channel dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh.Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës.Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri,-përfundon Alesia.

Ditën e sotme burime të Tv Klan kanë treguar për ‘Blitz’ arsyen pse e hoqën Alesia Bamin nga puna dhe sipas tyre velina e kishte mbushur kupën me sjellejn e saj.

’Marrëdhënia ka nisur të kriset dhe acarohet kohë më parë. Ajo e kishte mbushur kupën me sjelljet e saja aspak profesionale. Alesia nuk ishte korrekte me oraret dhe ka treguar mungesë respekti ndaj stafit të emisionit. Përveç kësaj të dyja velinat duhet që për çdo dalje televizive të marrin më përpara leje tek dy drejtuesit e emisionit Saimir Kodra dhe Genti Zenelaj’ ka treguar burimi.

- Advertisement -

Përlotet Bieta, cfarë ndodhi në studio me të ftuarën: Të kisha në krah, të kam në shpirt

Në një rrëfim të ndjerë, të sinqertë dhe frymëzues, autorja dhe poetja Rita Petro ka treguar ditën e sotme se si ka ndikuar mungesa...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.