Roma nis festën madhështore në Itali (Video)

130
0

Roma është duke festuar me tifozët e saj triumfin e madh në Conference League, duke bërë një paradë në rrugët e kryeqytetit italian.

Në orën 16:30 një autobus i zbuluar ku kanë hipur të gjithë lojtarët është nisur nga “Terme di Caracalla” për në “Circo Massimo” ku janë mbledhur mijëra tifozë të skuadrës verdhekuqe.

Mbrojtësi Marash Kumbulla ka shfaqur një baner ironik ndaj tifozëve të Lazios, që janë dhe rivalët e qytetit. “Lazio, Tirana një ajër i keq”, duke ironizuar faktin se tifozët bardhekaltër mund të kenë vuajtur nga suksesi i tyre në kryeqytetin shqiptar.

Roma nis festën madhështore në Itali, Kumbulla ironizon lacialët: Tirana, ajër i keq!