Rita Ora mban konferencë në Prishtinë, gazetari e propozon për martesë, ja pergjigja epike e Rites

582
0

Rita Ora ka mbërritur në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë!

Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur tashmë në të gjithë botën ka mbajtur një konferencë për shtyp në Prishtinë. Ajo ka uruar gjithë kosovarët për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Rita është shprehur se është e lumtur që do të këndojë në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë.
“Kam ardhur në Kosovë dhe sonte do ju jap shfaqjen më të mirë që kam bërë në ndonjë vend të botës,-ka thënë Ora.

Por ajo që ka suprizuar ishte një pyetje e gazetarit të Dukagjinit: “Unë kam veç një pyetje. A do martohesh me mua?”, i tha gazetari. (Video: Min 11)

“Uauuuuuu… Mund të them se, fillimisht mund të dalim bashkë”, iu përgjigj duke qeshur këngëtarja me famë botërore.

“Ju keni një shans për të prezantuar veten e për t’u mbajtur mend përgjithmonë. Mesazhi im më i rëndësishëm është të qendrojmë të bashkuar”, tha Rita para gazetarëve ndërsa përmendi edhe Dua Lipën e Bebe Rexhën si dy këngëtare që gjithashtu po e përfaqësojnë Shqipërinë më së miri.