Rinisin fluturimet, TIA: Nisjet nga Shqipëria të kufizuara, ja kush do lejohet të udhëtojë?

1349
0

Pas një kohe të gjatë izolimi për shkak të pandemisë, Aeroporti i Tiranës ka rinisur përsëri fluturimet duke pritur avionë nga disa destinacione.

Fluturimet që rifillojnë sot janë:

Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05

Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00

Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15

Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05

Aeroporti nënvizoi:

Ju lutemi pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim i shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.