Greqia ndalon lëvizjet me Shqipërinë, ambasada jep njoftimin e fundit

1887
0

Qeveria e Greqisë ka bere zyrtare vendimin për të mos lejuar lëvizjet e shqiptarëve drejt shtetit fqinj.

Ambasada greke në Tiranë ka njoftuar se Greqia ka kufizuar përkohësisht fluturimet ajrore, linjat detare dhe rrugore me vendin tonë.

Përjashtim bën vetëm aeroporti ndërkombëtar “Eleftherios Venizellos’’ të Athinës.

Përjashtohen nga ndalim-hyrja:

-Qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit, posedues të lejes së qëndrimit si dhe persona që kanë vendbanimin kryesor apo qëndrimin e përhershëm të tyre në Greqi;

-Kalimi i kamionëve për transport mallrash;

-Transporti i mallrave me anije;

-Hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje të natyrës profesionale absolutisht të nevojshme, të cilat i vërtetojnë me dokumenta.

Masat e mësipërme janë të vlefshme deri në datën 30 qershor.