Rinas/ Tmerrohen pasagjerët, plas sherri në avion gjatë fluturimit, arrestohet 23-vjeçari

394
0

Një 23-vjeçar është vënë në prangat e Policisë pasi është konfliktuar me pasagjerët në avion. Shërbimet e policisë kufitare të Rinasit kanë marrë njoftimin se personi në gjendje të dehur është konfliktuar me pasagjerët gjatë fluturimit me avion. 

Pas ndërhyrjes së policisë, 23-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë edhe efektivët.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet edhe për një 49-vjeçar, i cili ka tentuar të korruptojë me një kartëmonedhë 50-euroshe punonjësit e Policisë, që të dilte nga Shqipëria për në Itali.

49-vjeçari ishte i pajisur me aktin e refuzimit të daljes, sepse në vitin 2021 ishte dëbuar nga Greqia.