Skip to content

Rikthehet shiu dhe dëbora, ja vendet ku do te bien reshjet më të dendura

    Gjate kësaj jave në vendin tone temperaturat mesatare janë ulur me disa gradë gjatë , ndërsa në vijim pritet që të fillojnë reshjet e dëborë duke na futur tërësisht në stinën e dimrit.

    Paraditja dhe mesdita e së hënës së javës së ardhshme parashikohet të shoqërohen me reshje të dendura dëborë në pjesën veriore dhe veri-lindore të vendit.

    Reshjet pritet të ketë një intensitet 1-2 centimetër për orë, ndërsa në zona të caktuara parashikohet një intensitet më i lartë.

    Ndërkohë që në veri parashikohet dëborë, reshje të dendura shiu do të vërehen edhe në zonën e Lezhës dhe Laçit.