Rikthehen turistët e huaj në Itali, cfare po ndodh me kufijte me Shqiperine..

1332
0

Java e fundit e korrikut ka nisur me një rritje të numrit të turistëve të huaj që vizitojnë kryeqytetin italian Romë.

Enti i Turizmit në rajonin e Lazios informon se të dhënat e muajit korrik mbi fluksin e turistëve të huaj në këtë territor, janë optimiste e sjellin një sinjal për rinisjen e këtij sektori.

Muaji korrik ka shënuar në Romë, rreth 20-30% turistë më shumë se një muaj më parë edhe pse rreth 600 struktura hotelerie vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Vendi më i vizituar mbetet Koloseu që në këto ditë korriku ka regjistruar rreth 6000 vizitorë në ditë.

Turistët e huaj, vijnë kryesisht nga Gjermania, Franca e Britania e Madhe, por ka shënuar një rritje dhe turizmi i brendshëm që në kryeqytetin italian është rritur me rreth 29% .

Prenotimet turistike në nivel kombëtar, gjatë muajve korrik- gusht 2021 flasin për një shtim me mbi 80% në krahasim me vitin 2020 edhe pse këto të dhëna janë shumë më të ulëta se mesatarja e fluksit të turistëve në vitet para pandemisë.

Numri i turistëve që mbërrijnë nga Europa në Itali është çdo ditë e në rritje ndërsa mbetet në nivel negativ me -80% deri në -90% më pak numri i turistëve që mbërrijnë nga Kina e SHBA.

Qytetet më të frekuentuara nga turistët e huaj në këtë verë 2021 janë Napoli, Roma, Milano, Torino.

Ndërsa rajonet më të vizituara janë Lazio, Puglia, Kampania, Lombardia, Umbria.

Italia vazhdon të respektoje normativën evropiane për pranimin e turistëve të huaj e cila limiton hyrjen e atyre që mbërrijnë nga vendet ekstra evropiane e nga ato jashtë zonës Schengen.

Me përjashtim të marrëveshjes dypalëshe mes vendesh, Italia lejon hyrjen e turistëve nga Japonia, Kanada e SHBA me kushte të pranimi të njëjta me turistët që vijnë nga vendet anëtare të BE.

Ata duhet të jenë të pajisur me Green Pass që certifikon ciklin e plotë të vak sinimit të njohur nga Agjencia Evropiane e Barnave, certifikimin e shërimit nga Covid deri gjashtë muaj pas, apo përgjigjen negative të një tamponi molekular anti Covid.

Për turistët që mbërrijnë nga Britania e Madhe e Irlanda e Veriut, Italia ka parashikuar një minikarantinim 5 ditor me detyrimin e prezantimit të një tamponi me rezultat negativ.

Nderkohe Italia vazhdon te mbaje mbyllur kufijte per turistet nga vendi yne edhe pse nje pjese e mire e vendeve te BE i kane hapur tashme.

Ndërsa është kategorikisht e ndaluar hyrja në Itali për çdo lloj motivi të personave që mbërrijnë apo që gjatë 14 ditëve të fundit kanë qëndruar në Indi, Sri Lanka e Bangaldesh, me përjashtim të shtetasve italianë banues në Itali e me motive të verifikueshme.