Rikthehen reshjet e shiut, ja “surprizat” e motit për 5 ditët në vijim

973
0

Ditët e para të javës, sipas parashikimeve të sinoptikanëve, do te kete një mot të kthjellet, per të ardhur më pas në ditët me rreshje shiu

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, tre ditët e para të javës pritet të jenë me mot të kthjellët dhe vranësira fare të pakta kalimtare mbi relievet malore ndërsa era pritet të fryjë e qetë deri në 10m/s.

Për t’u evidentuar është se fakti se gjatë orëve të mëngjesit do të ketë mjegull / mjegullinë përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Nisur nga dita e enjte, më pas dhe ajo e premte, moti pritet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe me intervale me diell.

Në orët e pasdites të ditës së enjte do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet do të vijojnë edhe në ditën e premte por përqendrimi i tyre do të jetë më teper në orët e mëngjesit dhe ato të mbrëmjes.