Skip to content

Rikthehen reshjet e shiut, ja cfare pritet diten e neserme

    Shqipëria është përfshirë këtë të mërkurë nga vranësirat të dendura, por pa reshje.

    Situata do të përkeqësohet gjatë ditës së enjte ku që në orët e para të ditës nuk do të mungojnë reshjet e shiut, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

    Reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri të lartë dhe hera-herës në formën e shtrëngatave.

    Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësin mbi 700 metra dhe në juglindje në lartësinë mbi 800 metra në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.