Rrufeja godet dhe vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen 6 të tjerë

1298
0

Rrufeja ka rënë në një fushë futbolli gjatë një ndeshjeje në Brazil, duke vrarë një lojtar, ndërsa 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një ndeshje e vlefshme për Kupën e Brazilit, ndërsa futbollisti që mbeti i vdekur është Caio Henrique de Lima Goncalves. Ai u dërgua në spital menjëherë pasi u godit nga rrufeja, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Një video është bërë virale në internet ku 10 futbollistë përfundojnë të shtrirë në tokë pas rrufesë, ndërsa të tjerët mundohen të futen në një vend të sigurt. Mediat vendase kanë raportuar se të plagosurit ndodhet në gjendje të qëndrueshme edhe pse prej 2 ditësh ndodhen në spital.