Skip to content

Rikonstruksioni i kabinave/ Tirana pa drita për 7 orë, ja ne cilat zona

    Disa zona në kryeqytet do të jenë sot pa energji elektrike për rreth 7 orë për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave.

    OSHEE njofton në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, sot datë 14 qershor do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:30-16:00.

    Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

    Rruga “Ilia Shyti”,

    rruga “Leandro Zoto”,

    rruga “Sterjo Spase”,

    rruga “Violeta Manushi”,

    rruga “Genci Leka”,

    rruga “Sali Ceka”,

    rruga “Vangjush Miho”.