Del parashikimi i motit per kete jave, shikoni cfare na pret

1340
0

Gjatë kësaj jave Shqiperia sipas parashikimeve te motiti, pritet qe të jetë në një zonë të ndërmjetme masash ajorore. Në pjesën perëndimore të Mesdheut do të ndikoje anticikloni dhe në Ballkanin Lindor do të mbetet ndikim i ciklonit me qendër që do të drejtohet për në Detin e Zi.

Kështu në vend priten kryesisht kthjellime e vranësira. Këto hera herës do të marrin zhvillim kryesisht në pjesën malore dhe kodrinore të vendit.

Në këto zona në orët kur temperaturat do të arrijnë maksimumin e tyre parashikohen lokalisht reshje shiu me shtrëngata breshëri dhe rrufe.

Kjo situatë do të mbartë me vete në këto orare dhe zagushi pasi dhe temperaturat do të vijnë në rritje.

Era përgjithësisht do të fryjë juglindje dhe veriperëndim e lehtë dhe në bregdet e pëgjatë luginave në mesditë do të vijojë me forcë mesatare dhe deri të vrullshme gjatë ditës së henë e të martë.

Valëzimi në dete 3 deri 4 ballë deri ditën e martë. Më tej deti pritet të jetë i qetë.

Ju urojmë një javë të bukur por veçanërisht juve që keni zgjedhur të pushoni këto ditë Qershori!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.