Oferta pune/ Konsullata shqiptare ne Milano i ben thirrje shqiptareve qe te aplikojne

1456
0

Diten e sotme Konsullata shqiptare ne Milano ka njoftuar qytetaret shqiptare se mund te aplikojne per tu punesuar prane Konsullates.

Të nderuar qytetar,

➡️ Në vijim të nismës së Kryeministrit të RSH-së për rekrutimin e të rinjve ekselent në institucionet shqiptare, ju informojme se:

✅ Hapim zyrtarisht thirrjen për rekrutimin në Konsullatën tonë 📍. Të gjithë ju që plotësoni kushtet e mëposhtme jeni të mirëpritur të na kontaktoni në inbox 📲📧💻

  • Të keni përfunduar studimet e larta; 🎓📚
  • Të njihni mirë gjuhen shqipe dhe italiane 🇦🇱🇮🇹
  • Te jeni të disponueshem për të punuar edhe jashtë orarit zyrtar 🕖 🗃

👉Lutemi, në dokumentacionin tuaj duhet të përfshihet CV dhe Letër Motivimi.📑📋

Faleminderit