Rihapja e kufijve me vendet e BE, ja cfare ka ndodhur me çmimet e biletave në aeroportin e Rinasit

Njoftimi për rihapjen e kufijve ajrorë është shoqëruar me rritjen e çmimit të biletave nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në muajt e verës, fluksi i pasagjerëve pritet të rritet dhe udhëtimi do të kushtojë më shtrenjtë, pavarësisht se monopoli i Rinasit praktikisht do të bjerë me hapjen e pistës së Kukësit.

Duke kërkuar në faqet zyrtare që pasqyrojnë fluturimet dhe ofertat për çmimet e biletave, në periudhën kohore nga 1 korriku deri në 31 gusht, mund të gjesh biletën më ekonomike për Frankfurt në datën 7 korrik dhe atë më të shtrenjtë në fund të muajit gusht.

Po ashtu edhe Milano e Vjena, në të cilat gjatë pandemisë mund të sigurojë një biletë vajtje me çmim 20-30 euro, gjatë verës çmimi mesatar i biletave për një destinacion shkon në 200 deri në 300 euro.

E njëjta linjë çmimesh prek edhe fluturimet drejt Athinës, aty ku bileta më e lirë që shitet sot përkon me datën 28 gusht, dhe më e shtrenjta 3 korrik.

Ndërkohë, aeroporti i Kukësit, i cili u hap ndër të tjera edhe për fluturimet low cost, në dy destinacionet e zyrtarizuara tashmë, Stamboll dhe Zyrih, çmimet e gushtit vajtje-ardhje ofrohen përkatësisht 85 dollarë dhe 200 dollarë.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.