Rritet kosto e ujit, 4 herë më shumë në faturat e familjeve

552
0

Enti Rregullator i Ujit ka propozuar katërfishimin e çmimit të ujit me qëllim bashkimin e ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve. Kërkesa vjen ndërsa shumica e banorëve në vend vuajnë mungesën e ujit pa orar.

Siaps raportit të entit, kërkohet që të vendoset një tarifë e njëjtë për të gjitha bashkitë që kap vlerën e 1 mijë e 400 lekëve nga 350 lekë që është më e ulëta aktualisht, deri 2 mijë lekë në muaj që arrin në bashki si Tirana.

Vetë ERRU e pranon që kjo do sillte kosto dhe probleme të mëdha:

“Vlera relativisht e lartë e faturës së unifikuar do të krijonte probleme sociale për bashkitë në të cilat aktualisht aplikohen tarifa mjaft të ulëta sidomos për zonën verilindore, ku procesit duhet ti paraprihet me një politikë subvencionimi të tarifave.”

Uji në Shqipëri mbetet një sfidë më vete për qytetarët. Ashtu si në kohën e diktaturës, uji në çezma është me orar, për pak orë gjatë 24 orëshit.

Ujë 24 orë është ëndërr dhe vijon të mbetet premtim elektoral qeveritar.

Qytetarët janë të rraskapitur nga situata. Blihen pa fund pompa uji, depozita dhe gjithfarë të tjerash për të pasur ujë në çezma dhe jashtë orarit që ofron bashkia.

Por ky ujë nuk pihet. Kjo ka bërë që të gëlojnë qindra kompani që shesin ujë të ambalazhuar duke krijuar një kosto deri 10 mijë lekë të rinj çdo muaj. Këtë kosto nuk e mbulon shteti që është fajtor, por taksapaguesit e tij.