Dolen me sukses nga pandemia, Merkel jep lajmin e mire për qytetarët gjermanë

455
0

Gjermani arriti ta zvogeloje përhapjen e koronavirusit aq shume sa që jeta po fillon t’i kthehet normalitetit nderkohe Kancelarja Angela Merkel u shpreh se pasi u arrit qëllimi që ishte vendosur për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit, atëherë dyqanet mund të rihapen, ndërsa masat e izolimit do të fillojnë të lehtësohen.

Merkel ka dhënë dritën jeshile edhe për futbollin. Bundesliga pritet të nisë së shpejti, ndërsa shkollat do të hapen gradualisht edhe gjatë verës. 16 shtetet federale gjermane kanë arritur një marrëveshje me qeverinë dhe do të marrin nën kontroll rihapjen.

Mediat shkruajnë se ata do të operojnë “me frenat e emergjencës” nëse do të ketë rritje të infektimeve. Rregullat e përgjithshme të kontaktit do të vazhdojnë edhe për një muaj. 

Tashmë do të lejohet që dy familje të takohen dhe qëndrojnë së bashku. Edhe të moshuarit në shtëpi përkujdesjeje do të mund të vizitohen nga një person.

Në Gjermani janë infektuar në total 167 372 persona nga të cilët kanë humbur jetën vetëm 6 993 pacientë. Atje janë shëruar pjesa më e madhe e të prekurve dhe raste aktive kanë mbetur vetëm 22 979, duke e bërë një nga shtetet më të suksesshme në luftën ndaj Covid-19.