Lajmi i embel: Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen prindër

209
0

Nje lajm i bukur nga bota e showbizit: Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen se shpejti prindër. Dyshja e dashur për publikun janë në pritje të një bebushi. Lajmin e bën të ditur “revista who” dhe e ka konfirmuar edhe vetë moderatorja.

Arbana dhe Eduarti vendosen ta bëjnë lajmin publik sot, në ditën e ditëlindjes së tyre. “Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak, shoku im i ngushtë, ke zemrën time, së shpejti do bëhesh baba. Të dua”, shkruan Arbana.

Arbana do të bëhet nënë për herë të dytë, pas djalit të parë Jonit, i cili po gëzon shumë për beben që do vijë.

Historia e bukur e dashurisë mes Arbanës dhe Eduartit nisi nga “Dua të të bëj të lumtur” në “Top Channel”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.