Rezultatet e fundit/ Ps merr nje tjeter mandat, ja si eshte rezultati

1295
0

Vijon procesi i numërimit të votave, teksa janë numëruar më shumë se 80% e kutive në Shqipëri, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet e para.

Numërohen 4696 kuti, ja rezultati i deritanishëm

Ora 08:50- Janë numëruar tashmë 4696 kuti nga 5199 në total, teksa PS prin me 48.6% të votave, PD ka 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%. PS ka 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.

Përfundon numërimi në Pogradec, PS shpallet fituese, edhe tre kuti për t’u numëruar në Maliq. Ja si ndahen mandatet aktualisht

Ora 08:35- Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Pogradecit. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb”, se pas përfundimit të numërimit të 106 kutive, Partia Socialiste shpallet fituese me 15.699 vota, Partia Demokratike renditet e dyta me 12.509 vota, ndërsa LSI ka marrë 27.18 vota.
Gjithashtu raportohet se në Bashkinë e Maliqit kanë mbetur edhe tre kuti për të përfunduar. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 6 mandate në këtë qark, ndërsa Partia Demokratike 5.

PS i merr mandatin LSI në Berat, kalon me 73 mandate

Ora 08:20- PS rifiton një mandat, duke ia rrëmbyer LSI-së në qarkun e Beratit. Kur janë numëruar 4683 kuti nga 5199, PS ka 48.6%, PD ka 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%.

Numërimi drejt mbylljes, mbeten vetëm 529 kuti për rezultatin përfundimtar

Ora 07:50- Kanë mbetur vetëm 529 kuti për t’u numëruar me votat e qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit. Deri tani PS ka 48.7%, PD 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%. Si pole PS nga njëra anë dhe PD-LSI nga ana tjetër kanë një diferencë 2.4%.

Numërohen 4572 kuti nga 5199, ja rezultati

Ora 06:14- Janë numëruar 4572 kuti nga 5199 gjithsej, ndërsa Partia Socialiste vijon të ruajë vendin e parë me 48.7%. PD vijon me 39.4 dhe LSI 6.9%. Sipas mandateve, PS 72, PD 59 dhe LSI 6.