Rezarti, shqiptari që na bën të ndihemi krenar, takon Donald Trump!

606
0

Suksesi i një shqiptari në botë, është jo vetëm sukses personal, por mbart mbi supe edhe një përgjegjësi duke përfaqësuar të gjithë shqiptarët që zënë një pjesë të mirë të diasporës e ata që jetojnë brenda kufijëve të vendit tonë.

Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët me arritjet e tyre kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë. Ne sot do t’iu njohim me një rast të fundit që na ka bërë të ndihemi krenarë, siç është Rezarti, shqiptari nga Mali i Zi, i cili ka patur nderin që të takohet me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Rezart Nasufi, një tenist talentuar, i cili jeton në Amerikë, ka arritur që me ekipin e tij të fitojë kampionatin e tenisit dhe një ndër ‘dhuratat’ si shpërblim ishte edhe një vizitë në Shtëpinë e Bardhë e një takim me presidentin Trump.

Rezarti ishte pjesë e fitores së kampionatit e tenisit të National Collegiate Athletic Association(NCAA), ku kjo kupë është më e rëndësishmjma e garimit mes universiteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetë i ati i Rezartit, Nazif Cungu, i cili aktualisht mban postin e kreut të komunës së Ulqinit në Malin e Zi, ka ndarë me krenari arritjet e të birit, i cili me këtë rast na ka bërë të ndihemi krenarë të gjithëve.

“Pas fitores se kampionatit të tenisit, Rrezarti bashkë me ekipin e tij pati nderin që të takohej me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Jam i gëzuar që puna e palodhur e djalit tim po shpërblehet dhe që suksesi respektohet”, shkruan Cungu. (Artemisa Hoxha)