Revista ‘Time’: Kush është politikani shqiptar mes më të kërkuarve në botë

781
0

Nuk është gjithmonë gjë e mirë të jesh i kërkuar. Në një kohë të dramës së madhe gjeo-politike, revista ‘Time’ ka publikuar një listë të personazheve “më të kërkuara” që kanë tërhequr vëmendjen e botës dhe ajo që historitë e tyre specifike na tregojnë për gjendjen e globit në 2018.

Carles Puigdemont

Kur Spanja doli nga vitet Frankos, vendi votoi për kushtetutën e tij. Populli i Katalonias votoi në favor të asaj kushtetute me më shumë se 90% në vitin 1978, që e bënte të paligjshëm rajonin të shpallte pavarësinë nga Spanja pa ndryshuar kushtetutën, e cila mund të bëhet vetëm nga parlamenti spanjoll në Madrid.

Pothuajse 40 vite më vonë, presidenti rajonal katalanas Carles Puigdemont mbajti një referendum pavarësie, pavarësisht asaj që thuhej në kushtetutë. Votimi u bojkotua nga partitë kundër ndarjes dhe u kundërshtua nga Madridi. Puigdemont përdori rezultatet e shtrembëruara për të shpallur ndarjen e Katalonias. Madridi, në bazë të së drejtës kushtetuese, shpërndau parlamentin katalanas dhe urdhëroi zgjedhje të reja rajonale. Duke u përballur me akuzat për rebelim dhe trazira, Puigdemont u arratis në Bruksel dhe ka mbetur atje që atëhere. Pas zgjedhjeve të parakohshme rajonale në Katalonia ku partitë pro-ndarjes dolën fituese, Puigdemont dëshiron të ri-zgjidhet president. Dhe ndërsa thotë se është i gatshëm të qeverisë përmes Skype, Madridi thotë jo. Mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë në javët e ardhshme.

Fethullah Gulen

Një herë e një kohë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konsiderohej si një reformues i vërtetë. Bashkë me aleatin e tij politik, klerikun Fethullah Gulen, të dy ja dolën të fusin besimin fetar në politikën e mëparshme laike të Turqisë. Në atë kohë, ngritja e Erdogan u lavdërua nga Perëndimi ashtu si dhe maturimi politik i vendit. Më pas Erdogan dhe Gulen u ndanë dhe kleriku shkoi në Pensilvani ku mund të kritikonte qeverinë e Erdogan nga një distancë e sigurt. Erdogan ka vite që kërkon ekstradimin e Gulenit nga Uashingtoni por SHBA refuzon.

Julian Assange

Australiani u bë i famshëm në gjithë botën si kreu i Ëikileaks, të cilën e themeloi në 2006. Në vitin 2007, Ëikileaks postoi online manualin e procedurave të SHBA-së që përdoreshin në Gjirin e Guantanamos; në 2008 postoi e-mailet e Sarah Palin nga llogaria e saj personale në Yahoo ndërsa në 2010, Ëikileaks postoi më shumë se 90,000 dokumente të klasifikuara rreth Lufës së Afganistanit. Po në të njëjtin vit dy vullnetare të Wikileaks akuzuan Assange për ngacmime seksuale. Pas akuzave, Assange u strehua në ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe jeton aty që në 2012. Megjithëse Suedia tërhoqi urdhër arrestin për të vitin e kaluar, prokurorët e SHBA-së vazhdojnë me akuzat për shpërndarjen e materialeve të klasifikuara.

Ramush Haradinaj

Kreyministri i Ramush Haradinaj u bë i njohur në fund të viteve ‘90 gjatë konfliktit në Kosovë. Si Komandant i UÇK-së, ai u akuzua për vrasjen dhe torturimin e serbeve, por për shkak të mungesës së provave, Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës në 2008 dhe 2012. Megjithatë kjo nuk mjaftoi për Serbinë, e cila refuzon të njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe kërkon ekstradimin e Haradinaj për t’u përballë me akuzat në gjykatat serbe.

Sidoqoftë Haradinaj nuk përballet me sfida ligjore vetëm në Serbi. Me kerkesë të aleatëve perëndimorë dhe të ndihmuar nga fondet e BE-së, parlamenti i Kosovës ra dakord në 2015 të krijonte një gjykatë speciale për krimet e luftës. Vetëm tani që akt-paditë e para priten të paraqiten, Haradinaj dhe pjestarë të tjerë të elitës politike të Kosovës po kërkojnë të gjejnë mënyra që të devijojnë hetimet e saj.

SHBA dhe BE janë shumë të ndjeshme se si përceptohen normat dhe vlerat evropiane nga Kosova. Ndoshta Haradinaj dhe aleatët e tij mendojnë se Kosova është shumë e vogël për fuqitë e rëndësishme gjeo-politike; realiteti është se për të ruajtur paqen, ata nuk mund të bëjnë dot ndryshe.

Mikheil Saakashvili

I edukuar në Perëndim, Saakashvili ishte një nga liderët e revolucionit në Gjeorgji në 2003 dhe më pas president i vendit nga 2004-2013. Pasi u largua nga detyra për akuzat për përvetësim dhe shkelje të të drejtave të njeriut, Saakashvili shkoi në SHBA në 2015. Në të njëjtin vit pranoi një ofertë të Presidentit Ukrainas Petro Poroshenko për t’u bërë guvernator i rajonit të Odesës dhe për të prezantuar reforma të domosdoshme. Në nëntor të 2016 dha dorëheqjen nga posti duke akuzuar publikisht Poroshenkon se mbështeste korrupsionin në Ukrainë dhe bandat vendase në Odesa. Që atëhere, Saakashvili u akuzua se ndihmonte një organizatë kriminale të udhëhequr nga ish presidenti ukrainas Viktor Yanukovych.

Nganjëherë, si në rastin e Assange, Puigdemont, Gulen, dhe Haradinaj, të paligjshmit mund të bëhen heronj për ata që kundërshtojnë personat që duan t’i burgosin. /BW.