7-vjecari dëshmoi se nëna i mbyti motrën ne pishinë. Burgoset përjete, 8 vite me vonë gruaja shpallet e pafajshme.. ‘Pse mund të gënjejë një 7-vjecar?

99682
0

Ky femije 7 vjeç deshmoi se mamaja e tij i mbyti motrën në pishinë.

Fillimisht mbytja e vajzës 7 vjeç u konsiderua një aksident tragjik, por ndërkohë që e gjithë bota e mendonte si të tillë, vëllai i saj, 5 vjeç në atë kohë u tregoi gjyshërve të tij se si e pa mamanë të dënonte motrën e tij Adriannën duke e zhytur në pishinë transmeton shqiptari.net.

Dy vite pas ngjarjes së rëndë, 7 vjeçari është thirrur në gjykatë për të dëshmuar kundër nënës së tij. 35 vjeçarja Amanda Lews nuk e pranon fajin dhe thotë që i biri gënjen, por gjykata e shpalli fajtore, pasi ishte e pamundur që një fëmijë të krijonte një ngjarje nga fillimi, sidomos kur në mes ndodhej mamaja apo e motra. 

Në qendrën e grave vrasese, Amanda Lewis,35 vjec u burgos për jetë pasi djali i saj shtatëvjeçar, Ai, dëshmoi se kishte mbytur motren e tij, Adrianna.Lewis, u shpall fajtore në shkurt të vitit 2008 për vrasjen e vajzës së saj, Adrianna Hutto, në pishinën e tyre të hapur si dënim pasi ishte e pabindur.

Tetë vjet pasi u dënua, shpallet pafajesia e saj dhe shikuesit në Twitter argumentuan se një djalë kaq i ri nuk mund te gënjejë. Lewis u dënua për vrasje të shkallës së parë pas dëshmisë së ashpër të djalit të saj shtatëvjeçar AJ Hutto.

Njerezit u shprehën se ishin “të trishtuar”. Një i zemëruar tha: “Pse djali i vogël duhet të gënjejë per motrën e vrarë nga nëna e tij. Ai e pa qartë se çfarë ndodhi”

Një tjetër shtoi: “Ndihemi aq keq për atë djalë të vogël”Edhe pse vdekja e shtatëvjeçares fillimisht u trajtua si një tragjedi e tmerrshme, vëllai i saj, AJ Hutto, i cili atëherë ishte vetëm pesë vjeç, më vonë i tha gjyshërve të tij një histori akoma më të keqe.

Djali ishte dëshmitari i vetëm për krimin dhe në gjykatë prokurori i kërkoi atij që të shpjegonte përmes një vizatimi ato që ai kishte parë.

“Kjo është nëna ime”, ka sqaruar ai. “ Duke vrarë motrën time”. E kur prokurori e pyeti se si e kishte mbytur ai tha: “Duke ia vendosur dorën në fytyrën e saj”.

Dëshmia e frikshme e AJ-së përfundimisht beri qe Lewis te denohej për një akuzë vrasjeje të shkallës së parë dhe burgim te perjetshem, pa mundësinë e lirimit me kusht.Por gati një dekadë, nëna e tij pohon se Adrianna u mbyt pasi u rrëzua aksidentalisht në pishinën e tyre në Esto, Florida, më 8 gusht 2007.