Reshjet në të gjithë vendin, ja si parashikohet moti për sot

160
0

Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që vranësirat dhe reshjet të jenë prezente në të gjithë vendin. Për shkak të masave ajrore të ftohta nga verilindja e Evropës, dëbora do të zbresë deri pranë zonave të ulëta. Po ashtu problematike do të jenë ngricat në akset rrugore dhe era e ftohtë verilindore.

Prezenca e lartë e lagështirës në ajër në të gjithë vendin mbi 80 % do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Kushtet e dëborës dhe temperaturave të ulëta do të vijojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior- Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje dëbore në të gjithë territorin ku dëborë më të dendur do të ketë në veri dhe veriperëndim të Kosovës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me ngrica, dëborë të dendur dhe temperatura shumë të ulëta Ku minimalet do të zbresin deri në – 7 gradë C. Kjo si pasojë e të ftohtit verilindor që ka përfshirë republikën e Kosovës.