Itali/ Shqiptarja përplaset nga motorri dhe më pas grabitet në mes të rrugës

86
0

Një 28 vjeçare shqiptare në Itali është përplasur nga një motoçikletë dhe më pas është grabitur nga personi që e drejtonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Milano. 28-vjeçarja po kalonte rrugën në vendkalimin e këmbësorëve me biçikletë, kur dyshohet se u godit nga një burrë me motoçikletë.

Në atë moment, drejtuesi i skuterit doli dhe iu afrua asaj duke i rrëmbyer çantë me dy telefona dhe një portofol brenda dhe më pas u arratis me automjet. Fatmirësisht e reja nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore dhe ka qenë vetë ajo që u ka treguar policëve se çfarë kishte ndodhur.