Fundjava do të sjellë kushte atmosferike të paqëndrueshme. Një mot i tillë u duk që në nisje të ditës së premte, ku mëngjesi pati prezencë të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë vendin.
E shtuna dhe e diela, po ashtu do të kenë në pjesën më të madhe të kohësh reshje shiut, ku herë pas here do të jenë me intensitet të lartë.
Kjo situatë pritet të vijojë deri ditën e shtunë. Sa i takon motit në ditën e diel, do të ketë një rritje të temperaturave. Vranësirat do të jenë prezente, ku në intervale të shkurtra kohore në disa pjesë të vendit do të ketë reshje të pakta shiu.
Sa i takon fillimit të javës, situata do të jetë më e qetë. Dita e hënë nuk parashikon të ketë pretencë të shiut, por nuk do të mungojë koha me vranësira. Ndërkohë e marta do të jetë ajo që në mbrëmje do të risjellë reshjet e shiut, por do të jenë vetëm në zonat qendrore. Dita e mërkurë parashikohet të jetë me diell dhe me mot të qëndrueshëm.