Reshje shiu dhe dëbore, sinoptikani zbulon cfarë moti pritet gjatë kësaj jave

390
0

E hëna ka nisur me mot të kthjellët por të ftohtë. Sipas parashikimeve te Motit, Meteorologu Hakil Osmani tregoi se te marten pritet të kete reshje shiu në vend ndërsa në zonat veriore pritet edhe dëborë. Edhe pjesa tjetër e javës do të jetë me mot të paqëndrueshëm, me rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore dhe reshje bore në verilindje.

“Edhe dhe pse dita e sotme do të sjellë mot me diell në të gjithë territorin shqiptar, pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në orët e pasdites dhe vonë në darkë. Më të shpeshta do të jenë gjatë ditës së martë, duke krijuar mundësira për reshje të pakta shiu si fillim në orët e mesditës në zonat veriore dhe më pas në orët e mbrëmjes në zonat veriore si pasojë e rënies së temperaturave, do të konvertohen në reshje dëbore. Parashikohet që në orët e vona të natës, e gjithë Ultësira Perëndimore të rrezikohet nga momente të pakta me pika shiu.

Edhe pjesa tjetër e mbetur e javës do të jetë me mot të paqëndrueshëm, duke bërë që në Ultësirën Perëndimore të kemi reshje shiu, herë pas here do të jetë edhe në formën e rrebesheve ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të flokëve të dëborës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat verilindore. Për sa i përket temperaturave të ajrit, maksimumet gjatë ditës së sotme do të regjistrojnë jo më shumë se 17 gradë celcius, do të kemi një rritje të ndjeshme ditën e martë duke bërë që maksimumet të ngjiten 19-20 gradë por sërish pjesa tjetër e javës do të ketë rënie, duke bërë që maksimumet të luhaten në 16 apo 17 gradë. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore do të luhaten nga 0 deri në 2 gradë celcius gjatë kësaj jave”, theksoi meteorologu.