Reshje shiu dhe dëbore, ja cfare pritet nga neser

82
0

E hëna risjell reshjet e shiut dhe të dëborës pothuajse në të gjithë vendin. Por pavarësisht kësaj, sinoptikanëve thonë se ato do të jenë me intensitet të ulët.

Hakil Osmani: Duke sjellë reshje shiu dhe reshje dëbore, kryesisht shi në Ultësirën Perëndimore, më të fokusuara në zonat jugore. Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore.

Por parashikimet flasin për një kthjellim të motit ditën e martë.

Hakil Osmani: Nga e marta e në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit duke bërë që të kemi kthjellime dhe vranësira ku herë pas here, parashikohet të sjellë reshje të pakta në Ultësirën Perëndimore.

Problem do të jetë ulja e temperaturave dhe ngricat për shkak të masave të ftohta ajrore që do të përfshijnë Shqipërinë.

Masat e ftohta të ajrit që do të përfshijnë gjithë Shqipërinë, do të sjellin ulje të temperaturave dhe ngrica.

Hakil Osmani: Pritet që vlerat minimale të zbresin në -4, -5 gradë Celsius në qytet në verilindje dhe juglindje.

Në zonat malore temperaturat do të zbresin në -7 gradë Celsius.