Debati mbi “farat magjike” të miliarderit Bill Gates

102
0

Kriza globale e ushqimit është përkeqësuar muajt e fundit nga lufta në Ukrainë. Gjatë muajve të parë të konfliktit, miliona tonë grurë u bllokuan, duke e penguar atë të arrinte në vendet që kishin nevojë për të.

Por, ndihma ushqimore, sipas Bill Gates, nuk do të jetë e mjaftueshme, ndaj do të nevojiten risi teknologjike si ajo që ai vetë ka financuar prej disa kohësh. Në një raport të fundit të publikuar nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, ai shpjegon ato që ai i quan “fara magjike”.

Këto fara nuk janë asgjë më shumë sesa të korrat që i përshtaten ndryshimeve klimatike. Në këtë mënyrë, ata mund t’i rezistonin edhe dëmtuesve të ndryshëm bujqësor. Ky publikim përdor gjithashtu një hartë që modelon se si ndryshimi i klimës mund të ndikojë në kushtet e rritjes së të korrave në vende të ndryshme anembanë botës.

Por, kjo ide megjithatë ka gjetur edhe kritikët e saj, të cilët hedhin poshtë rolin udhëheqës të teknologjisë në trajtimin e problemit të ushqimit. Ndër argumentet janë përpjekjet globale për të mbrojtur mjedisin dhe se këto farëra kanë nevojë për pesticide dhe plehra me bazë lëndë djegëse fosile për t’u rritur. Përveç kësaj, ata sigurojnë se ajo nuk trajton urgjentisht krizën, pasi duhen vite për zhvillimin e saj. Prandaj, nuk do të funksionojë për vendet që aktualisht janë të varura nga importet, ose që vuajnë nga thatësira ekstreme.

Debati i krijuar mund të intensifikojë presionin global për të përmbushur objektivat e vendosura për paqen dhe prosperitetin global, të njohura si Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, përpara afatit të vitit 2030. Në total, 17 synime, duke përfshirë dhënien fund të varfërisë dhe urisë, luftimin e ndryshimeve klimatike dhe garantimin e qasjes në ujë të pijshëm.

Filantropisti Bill Gates tregon luftën dhe ardhjen e pandemisë si dy shkaqet më të mëdha që kanë gjeneruar një përkeqësim të krizës ushqimore në botë. Duke parë samitin e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë muaj, ai paralajmëron se ndihma ushqimore nuk do të jetë e mjaftueshme.

“Temperatura vazhdon të rritet. Nuk ka asnjë mënyrë, pa risi, për t’iu qasur ushqimit në Afrikë. Dua të them, thjesht nuk funksionon”, tha Gates.

Në vitin 2013, testet në terren për katër lloje të farave të modifikuara filluan në Ganë, por vetëm verën e kaluar njëra prej tyre u miratua për komercializim. Një vendim që u kritikua nga aktivistët, të cilët pyesnin veten nëse nuk do të ishte më mirë që ato burime të ndaheshin në fonde për kërkime apo ndërtim rrugësh.