Reshje intensive edhe në mbrëmje, nga e marta vjen ndryshimi i papritur. Parashikohet që..

768
0

Paraditja e ditës së dielë sollën reshje të dendura në pjesën më të madhe të vendit. Por, orët në vijim sjellin pakësim të dukshëm të reshjeve në zonat perëndimore, ndërsa ato do të mbeten intensive në zonat lindore.

Kjo situatë do te vijojë deri vonë në mbrëmje kur reshjet do të jenë të pranishme në vend, por në sasi të pakta.

Edhe e hëna, deri në mbrëmje do të vijojë me reshje të pakta, por me erë të fortë, ndërsa dita e martë dhe e gjithë java tjetër sjelle mot të kthjellët, por të ftohtë.

Parashikohet që temperaturat e natës dhe mëngjeseve të javës qe vjen, të zbresin deri -5°C, ndërsa në zonat perëndimore, termometri gjatë mesditës nuk do të shënojë më lart se 13°C, megjithëse do te ketë kthjellime.

Për sa i përket probleme në trafikun detar, era mbetet e fortë. Gjate së hënës, në det të hapur era do të arrijë shpejtësi deri 90 km/h ndërsa dallgëzimi mbetet i lartë, deri 6-7 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.