2.5 C
Tirana

Rënia e euros nuk ka të ndalur, shënon nivele që nuk ishin parë që nga 2009

Date:

Share:

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, ndonëse ritmet e nënçmimit janë ngadalësuar në krahasim me ditët e mëparshme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.61 lekë, me një rënie prej 0.03 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.

Vetëm gjatë kësaj javë, euro ka humbur 0.53 lekë, duke e çuar monedhën e përbashkët në një tjetër rekord të ulët të këtyre 10 viteve, në nivele që nuk ishin parë që nga muajt e parë të vitit 2009.

Për pesë muajt e parë të këtij viti, mesatarja e këmbimit të monedhës së përbashkët ishte 130.9 lekë, më e ulëta që nga viti 2008, kur mesatarja e vitit ishte 122.8 lekë. (për 2009-n, mesatarja e këmbimit për gjithë vitin ishte 132.1 lekë), për t’u ngjitur pastaj vitet e mëpasshme në rreth 139-140 lekë, përpara se të fillonte sërish rënien në gjysmën e dytë të vitit 2016.

Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, euro ka rënë me 6.5 lekë, ose 4.8%. Arsyeja kryesore mbetet offerta më e lartë sesa kërkesa.

Oferta sipas ekspertëve vjen nga kanalet formale (investimet, remitancat, shërbimet si turizmi, apo bizneset e call center dhe forex) dhe informale, që po kanalizohen përmes tregut të pasurive të paluajtshme.

Një tjetër faktor që vlerësohet të ketë ndikuar rënien e fortë në muajin e fundit janë transaksionet e bankave për konvertimin e kapitalit nga euro në lekë, ndikim që pritet të jetë afatshkurtër.

Më të prekur nga kjo situatë rezultojnë eksportuesit, të cilët edhe gjatë ditës së sotme i kanë kërkuar Bankës së Shqipërisë që të analizojë efektet që po jep zhvlerësimi i monedhës së përbashkët në aktivitetin e tyre si dhe të gjenden shkaqet e kësaj rënieje, që sipas tyre nuk reflekton ecurinë normale ekonomike.

o.j/dita

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.