E FUNDIT/ Kallash mbi policinë, RENEA ekzekuton terroristin grek në Gjirokastër

532
0

Në fillim u raportua se greku që qëlloi drejt policisë shqiptare u arrestua nga forcat RENEA, por me pas burime nga polica kanë bërë me dije se pas rezistencës së fortë që ka patur, është eliminuar fizikisht.

Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë më parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat ku shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar në ajër e më pas mbi Policinë ju informojmë se:

Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale.

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë arrmën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe ka mbetur i varrë shtetasi K. Kaçifa.

Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nen drejtimin e Prokurorise.