Rendohet bilanci i te perkurve me koronavirus ne Itali

466
0

Sipas autoriteteve italiane, shifrat e te prekurve nga koronavirusi dhe jetet e humbura në Itali vijojnë për të disatën ditë rresht të jenë shqetësuese .

Raporti që publikoi para pak çastesh ministria italiane e Shëndetësisë evidenton se 24 orët e fundit janë infektuar edhe 3.526 persona, kurse kanë humbur jetën 345 vetë.

Të dhënat tregojnë se ka shkuar në 31.506 (+3.526) numri i përgjithshëm i personave të prekur.

Ndërsa ka arritur në 2.503 shifra totale e jeteve të humbura.

Shifrat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve sot janë shëruar 192 njerëz.