Berluskoni nuk kursehet, dhuron shumen stratosferike për spitalet e Lombardisë

916
0

Edhe pse i ndalur futbolli këto kohë pandemia nuk ka ndenjur duarkryq. Disa futbollistë kanë dhuruar donacione për spitalet e qytetit të tyre, por edhe mjaft klube kanë kontribuar me maska apo mënyra të tjera për të gjetur vaksinën e koronavirusit.

Së fundmi mediat italiane raportojnë se ish-presidenti i Milanit dhe aktualisht presidenti i Monza-s, Silvio Berlusconi, ka dhuruar 10 mln euro, të cilat do të përdoren për ato persona të cilët janë në terapi intensive.

Raportohet se me këto para janë të mundura të shtohen 400 shtretër të pajisura me aparatura, të cilat shërbejnë për pacientët që janë në gjendje më të rëndë shëndetsore.