Regjistrimi i mjeteve për herë të parë, vjen lajmi i mire nga DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që regjistrojnë automjetet për herë të parë.

DPSHTRR shkruan se do të eliminohet koha e pritjes pasi janë hequr rreth 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime.

Po ashtu bëhet me dije se është miratuar Udhëzimi 1 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që autorizon njohjen nga DPSHTRR të çdo dokumenti origjine në gjuhën angleze dhe çdo dokumenti teknik nga prodhuesi nga vendet e BE ose me kodet e Direktivave të KE.

Njoftimi i DPSHTRR

Tjetër RISI e lajm i mirë nga DPSHTRR! Eliminojmë angari, kohë pritjeje e sidomos kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë! Heqim rreth 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njësie me origjinalin nga dokumentat në gjuhë të huaja, pagesa të larta (1 praktikë rreth 4,500-6,000 lekë!), orë e orë vërdallosje kioskave e lojrave të sekserëve, në vlera që konkuronin dhe vetë koston e targimit të mjetit!

Me propozimin e DPSHTRR, bazuar në sistemet e reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave të mjetit si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, shkresave, burokracive dhe vetëdeklarimit e ndërveprimit mes strukturave të shërbimeve publike, u miratua sot Udhëzimi 1, dt. 18.1.2022 nga MIE që autorizon njohjen nga DPSHTRR të çdo dokumenti origjine në gjuhën angleze dhe çdo dokument teknik nga prodhuesi apo të fitimit të pronësisë nga vendet e BE ose me kodet e Direktivave KE! Përkthimi e noterizimi do të kërkohet vetëm për dokumentat në gjuhën kineze, arabe, koreane, etj, që përbëjnë një numër minimal rastesh!

- Advertisement -

“Nëse kthehet djali im…”/ Doktori i babait të Hashim Thaçit tregon amanetin e tij të fundit

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, do të prehet për herë të fundit në varrezat e reja të fshatit Burojë Doktori Adriatik...

Italia nuk gjen qetësi, tjetër tërmet në jug të vendit

Një tjetër tërmet është regjistruar paraditen e së martës në jug të Italisë. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, bëhet e ditur se tërmeti ka...

Mars 2025, kur do të ndryshojë ora? Ky është vendimi i fundit

Të dielën e fundit e marsit akrepat do të shkojnë 1 orë përpara. Mbrëmjen mes të shtunës 29 dhe të dielës 30 mars 2025,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.