Receta nga Zonja Vjollca: Byrek trekëndësh me gjizë e kopër (ose spinaq)

2368
0

Kjo recetë është ideuar dhe gatuar nga Zonja Vjollca. Hidhini një sy dhe mos nguroni ta përgatisni. Zonja Vjollca gatuan çdo ditë në emisionin “Rreze Dielli”, në Report TV, nga ora 08:45-10:00.

PËRBËRËSIT:

BRUMI:

400 gr miell

200 ml ujë

1 lugë kafe kripë

1 lugë gjelle vaj

MBUSHJA:

500 gr gjizë

2 tufa kopër

1 vezë

2 lugë gjelle gjalp

Vaj për spërkatje

PËRGATITJA:

Bashkojmë në një tas miell, kripë, vaj dhe ujë të vakët.

Zëmë brumin jo shumë të fortë dhe e punojmë deri sa po ta presim me thikë, të mos ngjitet në të.

E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 15 minuta.

Më pas e ndajmë në kulaçë të vegjël dhe i mbulojmë përsëri kulaçët për 10-15 minuta.

Ndërkohë koprën e kemi larë, tharë dhe e presim hollë.

Në tasin me gjizë shtojmë 1 kokërr vezë, e rregullojmë shijen me kripë , gjalp të shkrirë e vaj ulliri, e më pas shtojmë koprën.

E përziejmë mirë dhe e lëmë mbushjen mënjanë.

Hapim kuleçtë 3 e nga 3 në një rreze 15-20 cm dhe i bashkojmë ato me njëra-tjetrën me pak vaj, më pas i hapim në një petë të vetme.

Pasi petën e kemi hapur mirë, e presim atë në shirita me gjatësi 8 ose 10 cm.

Shpërndajmë pak gjizë me kopër (jo shumë trashë) në gjysmën e petës dhe palosim petën, duke filluar me cepin.

E barazazojmë me petën nga e djathta në të majtë duke formuar një trekëndësh.

Lyejmë një tepsi me yndyrë dhe vendosim trekëndëshat.

Kështu vazhdojmë me të gjithë kulaçkat që kemi bërë.

Pra i bashkojmë nga 3 petë të hapura sa një pjatë e vogël.

I lyejmë me vaj, i bashkojmë dhe pasi bashkojmë i pudrosim me miell.

Hapim petën, e presim, e mbushim atë dhe formojmë byreçkat trekëndësh të cilat i mbushim me ç’të dëshirojmë gjizë apo spinaq.