“Po divorcohem, gruaja ime është bërë indiferente”, i tha djali… Babai i Vuri Kushtin që i Shpëtoi Jetën!

1143
0

Pas shtatë vitesh martesë, gruaja ime kishte ndryshuar përtej çdo parashikimi.

Ajo pushoi së gatuari ushqimet e mia të preferuara;

Ajo nuk pyeste se më shkoi dita;

Ajo buzëqeshte VETËM me fëmijët tanë; dhe ajo u bë indiferente ndaj meje.

I sfilitur me jetën time të mërzitshme, vendosa që kishte vetëm një rrugëdalje:

Divorci.

E thirra babain tim për t’i treguar për vendimin tim, “Baba, unë jam duke u divorcuar; gruaja ime është bërë indiferente ndaj meje.”

“Do të jap një këshillë”, tha babai im, “Mos harro se si filloi marrëdhënia juaj. Kujto zotimet që ke bërë, dhe premtimet që ke arritur të përmbushësh.”

“Me gjithë zemrën time, unë, Alteo, të marr ty, Xhulia, si gruan ime, duke i pranuar të metat dhe të mirat tua, ashtu siç ti bën për mua. Unë premtoj të jem besnik dhe krahu ku të mbështetesh dhe gjithmonë ta bëj dashurinë dhe lumturinë e familjes sonë prioritet. Unë do të jem i yti pasuri dhe në varfëri, në sëmundje dhe në shëndet të mirë, në dështim dhe në triumf. Unë do të ëndërroj me ty, do të festoj me ty dhe do të jem përkrah teje përmes çfarëdo qoftë ajo që jeta jonë mund të sjellë.”

Babai im pastaj vazhdoi me simpati, “Nëse nuk i ke përmbushur zotimet tua, atëherë bëje tani! Nëse asgjë nuk ndryshon pas kësaj atëherë mund të divorcohesh”.

“Kuptoj. Faleminderit, baba “.

Pastaj e mbylla telefonin.

Kuptova se gjatë 7 viteve tona së bashku, kishte shumë premtime që nuk i kisha mbajtur.

Ndërsa ajo ishte e zënë me pastrimin e shtëpisë, unë rrija shtrirë në divan dhe duke dëgjuar muzikë;

Ndërsa ajo po gatuante dhe pastaj lante enët, unë isha ulur në shtrat duke shikuar TV; dhe ndërsa ajo ishte e zënë me fëmijët tanë në shtëpi, isha duke u kënaqur me shokët e mi, shpesh herë duke mos u kthyer në shtëpi as pas orës 9 të natës.

Kur kuptova se sa i keq si burrë dhe si baba kisha qenë, vendosa të ndryshoj. Ishte pasdite, kështu që i mora fëmijët për një shëtitje.

Shkova në dyqan bizhuterish dhe i bleva gruas time gjerdanin që kishte admiruar gjithmonë; Sajova një mbrëmje romantike për në terracën e shtëpisë sonë me muzikë, lule dhe pak shampanjë.

Madje unë edhe gatova pjatën e saj të preferuar.

1 Muaj më pas, vura re se gruaja ime filloi të buzëqeshë me mua. Ajo më pyeste kur kthehesha nga puna, dhe filloi të gatuajnë përsëri vaktet e mia të preferuara.

Një ditë pas ngrënies, i lamë enët së bashku, dhe gruaja ime më tha: “Më kishte munguar aq shumë prania jote. Të dua.”

Papritmas, kuptova se sa i bekuar isha që të kisha një grua si ajo, dhe sa me fat kam qenë që fole me babanë tim atë ditë.

E putha në ballë dhe i thashë, “Më fal, shpirti im.”

Martesat e mrekullueshme NUK ndodhin me fat ose rastësisht.

Ato janë rezultat i një investimi të vazhdueshëm të Kohës, Mendimeve, Faljes, Ngushëllimit, Lutjes, Respektit të Ndërsjellë, dhe një angazhim i pathyeshëm ndërmjet burrit dhe gruas.