Kryeministri Edi Rama e nis ditën me një falenderim për të gjithë ata që siç thotë, i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, duke ju referuar finales së Conference League që u luajt në “Air Albania”.
“Mirëmëngjes, dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.