Rama ulet këmbëkryq e ha qershi me fermerët në Dibër, ja cfare i kerkoi fermeri

128
0

Ditën e sotme kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet në Dibër, ku ka vizituar një platacion me qershi të një prej fermerëve vendas.

I shoqëruar nga Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, Rama  është ulur këmbëkryq me pronarin e vreshtit por edhe fermerë të tjerë që kultivojnë qershi dhe mollë në zonë.

Kryeministri ka thënë se në këtë periudhë nga Dibra janë vjelë 40 herë më shumë fruta në sasi dhe janë përfituar 41 milionë dollarë fitime më shumë se sa vitin e kaluar.

Pjesë nga biseda:

Fermeri: Ti ke për borxh me na dhënë lekët ne kemi për borxh të punojmë tokën. Pastaj ç’a do mbjellim e vendos konsumatori. Kjo qershi ka ardhur nga Franca si varitetet e kemi shartuar. Është e shitur, çmimin ja vendos sa të duash. Nuk ke nevojë ta lutësh tregtarin.

Rama:  Ti thua ata qe e kanë këtë problem duhet ta shtartojnë.

Fermeri: Qershia tjetër e patrajtuar dhe e paushqyer merre ti dhe për një orë çoje atje te tregu prishet.

Rama: Kjo nuk është si qershi është si mollë e vogël.

Disa njerëz lodhen mundohen dhe nuk e dinë se kjo kërkon dije dhe informacion, pasi vendos tregu nuk vendos ti. Kur nuk ta blen konsumatori nuk ta blen.