Rama tregon nga Kuvendi kur hapet Shqipëria tërësisht si brenda dhe jashte

1013
0

Gjatë nje fjalimi në Kuvend, kryeministri Rama duke folur për mënyrën sesi u menaxhua kriza e koronavirusit u shpreh se brenda muajit maj Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht.

Rama u shpreh: “Përderisa ne ja dolëm natyrisht që s’mund të kesh bërë zgjedhjen e gabuar dhe duke mos dëgjuar Shekspirin të bjerë pre e zinxhirit të budallallëkut që kalon sy më sy e vesh më vesh. Brenda majit Shqipëria do jetë e hapur tërësisht dhe ne duhet të përgatitemi për sezonin turistik.”

Po ashtu kreu i qeverisë u shpreh se edhe nëse do të na vijë një valë tjetër më e rëndë se ajo që kaluam, do të përballojmë me sukses.

Rama shprehet:” Në rast se do të vijë një valë tjetër më e rëndë se sa ajo që kaluam edhe sikur të përsërisnim të njëjtat gjëra sidoqoftë do ta përballojmë me atë sukses që e përballuam që sot shihet me admirim nga vendet e tjera.”