“Rama tha se njihen patentat”, shqiptari e pëson keq në Itali, i tregon karabinierëve statusin e Ramës në FB: Falenderoj shume Edi Ramen qe me sekuestruan..

4748
0

Kreu i qeverise Edi Rama deklaroi se Italia, pas shumë vitesh do të njohë lejet e drejtimit shqiptare, teksa postoi në Facebook edhe momentin e firmosjes së marrëveshjes.

Titujt e mediave shqiptare ishin entuziaste: “Italia njeh patentat shqiptare” dhe nuk ngeli i madh e i vogel pa e marre vesh. Por një emigrant shqiptar në Itali thotë se i ka nodhur nje e papritur.

Ai shprehet se policia italiane e ka ndaluar, i ka sekuestruar patentën shqiptare madje i ka vënë dhe 150 euro gjobë.

Për t’i bindur ai i ka treguar statusin e kryeministrit Edi Rama ku fliste për zyrtarizimin e marrëveshjes, por mesa duket s’ka funksionuar.

“Jetoj ne Rome. Faleminderioj shume Edi Ramen, sot me sekuestruan patenten shqiptare, dhe 150 euro gjobe. Une budallai i nxora statusin ne Facebook te Rames ku thoshte u lidh marreveshja. Ecni me ngadale, beni kujdes. Ju pershendesim shqip”, denoncon ai në një faqe shqiptare dedikuar emigrantëve në Itali.