Rama si Merkel shkon te blej domate si qytetar i thjeshte, me tuta dhe..

73
0

Kryeministri Rama e nisi në mesditë rrjedhën e publikimeve të tij në rrjetet sociale me një mesazh live për demokratët. Ndërsa ka komentuar zhvillimet gjatë protestës së një dite më parë, Rama u ka dërguar mesazhe bashkimi votuesve dhe mbështetësve të PD.

Por pasi ka dhënë këtë mesazh nga zyra e tij, Rama sikurse lë të kuptohet në një postim të mëvonshëm është drejtuar për në shtëpi. I veshur me tuta dhe xhaketë, Kryeministri është ndalur të blejë domate, duke zbatuar kështu porosinë e bashkëshortes.

“Kur i thua gruas po kthehem nga puna dhe të thotë mos hajde pa domate”, shkruan ai në Facebook.