Rama, replika me ndjekësin: Naftës s’kemi ç’i bëjmë, por energjinë s’po e shtrenjtojmë

81
0

Rritja e çmimit të naftës në vendin tonë ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët, të cilët të indinjuar i ankohen kryeministrit, Edi Rama, përmes replikave në faqen e tij zyrtare në Facebook. I tillë është komenti i një qytetari, i cili i shkruan kryeministrit se kur sheh numrin e çmimit të naftës i dridhen gjunjët. Ai thotë se “do e hedhë makinën në greminë” pasi çmimi i naftës është i papërballueshëm.

Ndër të tjera qytetari i thotë Ramës se PS nuk meriton asnjë bashki.

Në përgjigjen e tij për qytetarin Rama i thotë se s’ka çfarë t’i bëjë çmimit të naftës, pasi ai është pasojë e luftës dhe se qeveria nuk ka gjë në dorë. Ndërkohë thekson se qeveria po punon për të mos shtrenjtuar çmimin e energjisë. Rama thotë se ndryshe nga nafta që e ka në dorë private, energjinë po e mban me dhemb në vend qeveria.

Pjesë nga replika:
Qytetari: Qe s’jeni te mir nuk jeni, se kur lexoj numrat e naftës me dridhen gjunjët se na duhet te hedhim makinën ne gremine, kur mendoj te via ca kohe ne shqiperi se gjithmonë mendoj te kthem, por nje hap para dy pase, ose mbrapma, por te tjeret jan shpellar fare, s,meritonin asnje bashki, dhe dihet do votonin PS..POR UN JAM PD dhe ‘sdua ti shikoj me sy shpellaret..JENI ME FATE ..!!

Rama: Ilia Berdilla arsyeja e rritjes se naftes keshtu eshte lufta, ku te tjeret nuk po hedhin ne gremine makinen po po rrezikojnë te ikin ne boten tjeter bashke me familjen dhe atdheun, nderkohe qe ti shiko faturen e energjise ku s’ka akoma asnjë rritje, sepse ndryshe nga naftën qe e tregtojnë privatet, energjine po e mban me dhembe ne vend qeveria! Nuk e di edhe per sa kohe, por po e bejme, nderkohe qe tere te tjeret e kane rritur!

Ditën e shtunë çmimi i karburantit në vendin tonë pësoi rritjen më të lartë të ndodhur ndonjëherë. Në disa prej pikave të karburanteve çmimi i arit të zi tregtohej me 240 lekë për litër. Mirëpo këtë të dielë në pjesën më të madhe karburanteve në vend çmimi i naftës është 230 lekë.
Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe shoqata e Hidrokarbureve. e justifikon rritjen e çmimeve të karburanteve me konfliktin Rusi-Ukrainë, ndërsa parashikon që situata mund të stabilizohet, nëse OPEK vendos të rris sasinë e naftës së munguar nga Rusia.

Shoqata shton se furnizimi i tregut është i garantuar, jo vetëm me rezervat ligjore 90 ditore, por dhe në vazhdim pasi operatorët e kësaj fushe që në fillimin e kësaj krize kanë arritur të shkëpusin furnizimin nga kompani që burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive që kanë burime nga vende të tjera kryesisht arabe.