Rama publikon videon: Ja si do duket piramida në Tiranë

1087
0

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar në Facebook pamjet e projektit 3D të piramidës në kryeqytet.

Teksa uron të gjithë ndjekësit e tij për një ditë të mbarë, Edi Rama shkruan mes të tjerash se piramida do të shndërrohet në një kryevepër të zhvillimit urban.

“MIRËMËNGJES

dhe me projektin e Rilindjes së Piramidës, e cila pas 30 vjetësh agoni, do të kthehet në një tjetër kryevepër të zhvillimit urban, që do të përhapë kudo nëpër botë lajmin e radhës për Tiranën e për Shqipërinë moderne që duam, duke u bërë pikëtakimi i ri i më të rinjve me të ardhmen, si edhe një tjetër zonë tërheqëse për të gjitha moshat, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama.

Ndiqni videon e mëposhtme!