Rama pritet në Itali, me ceremoni shtetërore nga kryeministrja Meloni (Video)

104
0

Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës që ai po zhvillon në Romë.

Më herët sot, në kuadër të kësaj vizite u zhvillua edhe takimi i dytë i Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali.

Punimet e këtij Komiteti u fokusuan në infrastrukturë, energji dhe agroindustri.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zv/kryeministrin dhe ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, Rama konfirmoi po ashtu se marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë është drejt finalizimit.

Kjo vizitë e Ramës në Itali vjen një muaj e gjysmë pasi kryeministrja italiane ishte për pushime në Vlorë në gusht. Rama pati deklaruar se gjatë diskutimeve me Melonin është folur për projektin e ujësjellësit nga Shqipëria në Pulia, që është raportuar shpesh nga mediat italiane. Po ashtu, kreu i qeverisë Rama tha se kanë diskutuar edhe për projektin e linjës elektrike që do lidhë Italinë me Shqipërinë.