Kreu i qeverise Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm pamje nga aeroporti i Kukësit. Kreu i qeverisë shprehet se ky është një projekt i shumë ëndërruar që do ta kthejë qytetin e Kukësit në një pol ekonomik të verilindjes.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë.