Rama ‘nxehet’ keq: Do e çoj gazetarin në gjykatat gjermane, vjen menjëherë reagimi i gazetarit gjerman

970
0

Gazetari gjerman Peter Tiede i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, pasi ai tha se do e padiste në gjykatat gjermane.

Madje Tiede i ka replikuar pikërisht në Twitter, poshtë postimit të Ramës. Ai e pyet se përse do e padisë kur kasetat janë reale ndërsa i kujton se në Shqipëri nuk punojnë gjykatat. Sërish reagimin e Ramës, gazetari e sheh si konfirmim të përgjimeve.

“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Kasetat janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat”, shkruan Peter.