Rama nuk përmbahet nga gëzimi, jep lajmin e madh për “Air Albania”: Kur unë them kjo do bëhet..

546
0

Kryeministri Rama ka dhene nje lajm te mire per shqiptaret. Kompania e fluturimeve Air Albajia, nis fluturimet me Italinë në fillimvjeshtë, pasi deri tani fluturime jane vetem me Stambollin.

Me tej Rama duke iu referuar skeptikeve opozitare qe e sulmuan ne fillim kompanine Shqiptare, shprehet se ‘Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era’

Kryeministri Rama ne Facebook:

AIRALBANIA DREJT QIEJVE TË EUROPËS

Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës

Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era

Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh

Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam